ribalanci i buxhetit zekerija berisha angazhimi i vlen it garanton menaxhim efikas te mjeteve publike 6918e975b49d1

Ribalanci i buxhetit, Zekerija Berisha: Angazhimi i VLEN-it garanton menaxhim efikas të mjeteve publike

November 15, 2025
1 minut lexim

Këshilli i Qytetit të Shkupit ka miratuar rebalansin e buxhetit për vitin 2025, një vendim që, sipas këshilltarit të VLEN-it, Zejerija Berisha, krijon bazë të fortë për menaxhim më efikas të financave publike dhe përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Berisha theksoi se miratimi i rendit të ditës me disa pika kyçe për funksionimin e qytetit, përfshirë rebalansin, është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit financiar dhe zhvillimit të projekteve prioritare.

Sipas tij, rebalansi i mundëson qytetit të avancojë në disa drejtime strategjike, duke përfshirë:

përforcimin e programeve të zhvillimit 2025–2027,

modernizimin teknologjik dhe shërbimet digjitale,

mirëmbajtjen dimërore të rrugëve dhe infrastrukturës,

pastërtinë publike dhe gjelbërimin,

mbështetjen e ndërmarrjeve publike,

si dhe përmirësimin e politikave sociale, mjedisore, kulturore dhe arsimore.

“Këshilltarët e VLEN-it ishin përkrahës të plotë të këtij procesi, duke dëshmuar qasje konstruktive dhe të përgjegjshme,” deklaroi Berisha, duke falënderuar të gjithë këshilltarët që votuan pro.

Ai shtoi se me këtë vendim, qytetit i kthehet stabiliteti financiar, duke garantuar që projektet e rëndësishme për qytetarët të realizohen pa vonesa.

“Vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi, transparencë dhe me fokus tek nevojat e Shkupit dhe qytetarëve të tij,” përmbylli këshilltari i VLEN-it.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mos blini cizme pa i kontrolluar keto tre detaje do tju kursejne para dhe nerva 6918dff3bd575
Lajmi i mëparshëm

Mos blini çizme pa i kontrolluar këto tre detaje: Do t’ju kursejnë para dhe nerva

qyra
Lajmi i radhës

Kur politika harron qëllimin e vërtetë dhe shndërrohet në një skenë të pafund, populli mbetet vetëm spektator

Të fundit nga

ShkoLartë