rezultatet e para nga votimet me poste per kryetar te prishtines bindshem prin ky kandidat 68f55a81af162

Rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës, bindshëm prin ky kandidat

October 19, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e para të numëruara me postë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Nga 20 për qind e votave të numëruara, prin kandidati i Vetëvendosjes Hajrulla Çeku me 47.31 për qind ose 88 vota, raporton KosovaPress.

Përparim Rama nga LDK-ja renditet i dyti me 30.65 për qind ose 57 vota. Uran Ismaili PDK ka marrë 30 vota ose 16.13 për qind, Besa Shahini PSD-ja 2.15 për qind ose katër vota, Bekë Berisha AAK 2.15 për qind ose katër vota. Fatmir Selimi, kandidat i pavarur, 1.08 për qind ose dy vota.

Image

Rezultatet

Komuna e Prishtinës do të jetë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri nga dy kandidatët e parë që kanë marrë më së shumti vota nuk kanë arritur ta kalojnë kuotën prej 50 për qind në raundin e parë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

myrto uzuni perballe heung min son ne play off 68f55a736c074
Lajmi i mëparshëm

Myrto Uzuni përballë Heung-min Son në ‘play-off’

rrethi katror milaim zeka sqaron arrestimin me spiunin ne kosove deklarata e forte e alfred cakos kam informacion qe ne shqiperi ndodhet 68f55b23e55ff
Lajmi i radhës

“Rrethi Katror”/ Milaim Zeka sqaron arrestimin me “spiunin” në Kosovë. Deklarata e fortë e Alfred Cakos: Kam informacion që në Shqipëri ndodhet…

Të fundit nga

ShkoLartë