rezultatet e deritashme te balotazhit 6910edf6af6e3

Rezultatet e deritashme të balotazhit

November 9, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpalosjen e rezultateve preliminare të balotazhit për kryetar në 18 komuna përmes platformës së saj online.

Në përditësimin e fundit në rezultatet për kryetar komune në kryeqytet, nga 80,22% e votave të numëruara, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës kryeson me 51.30%, derisa Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje ka 48,70%.

Në Mitrovicë, në 63,81 përqind të votave të numëruara Faton Peci i LVV-së kryeson me 52,96% të votave, derisa Arian Tahiri i PDK-së k 47,05% të votave.

Në Vushtrri me 92.78 % të votave të numëruara kryeson Ferit Idrizi i PDK-së me 54,43% të votave, derisa Sylejman Meholli i LVV-së ka 45,57%. 

Në Gjakovë, në 89,73 përqind të votave të numëruara Ardian Gjini ka 57,18% të votave, derisa Ardian Gola 42,82%.

Në Klinë, në 87,10 përqind të votave të numëruara Zenun Elezaj kryeson me 58,30%, derisa Sokol Bashota i PDK-së me 41,70%.

Në Fushë Kosovë, në 74,58 përqind të votave të numëruara Valon Prebreza i LVV-së ka 54,48% të votave, derisa Besnik Osmani i LDK-së ka 45,52% të votave.

Në Gjilan, në 72,18 përqind të votave të numëruara Alban Hyseni i LVV-së ka 60,65% të votave, derisa Arbër Ismajli i LDK-së 39,35% të votave.

Në Pejë, në 97,14 përqind të votave të numëruara Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka 60,96% të votave, derisa Taulant Kelmendi i LVV-së ka 39,04% të votave.

Në Gjakovë, në 89,73 përqind të votave të numëruara Ardian Gjini i AAK-së ka 57,18% të votave, derisa Ardian Gola i LVV-së ka 42,82% të votave.

Në Rahovec, në 85,71 përqind të votave të numëruara Smajl Latifi i AAK-së ka 50,76% të votave, derisa Ali Dula i LVV-së ka 49,24% të votave.

Në Suharekë, në 98,85 përqind të votave të numëruara Bali Muharremaj ka 55,64% të votave, derisa Ardian Shala i LDK-së ka 44,36% të votave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

peja vazhdon me fitore sigal prishtina zhgenjen 6910edf445391
Lajmi i mëparshëm

Peja vazhdon me fitore, Sigal Prishtina zhgënjen

aksident me vdekje ne aksin peqin rrogozhine 6910ee83ccb16
Lajmi i radhës

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë