rexhepi tetova ka nevoje per nje fillim te ri pas kater viteve

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

October 31, 2025
1 minut lexim

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për ndryshim dhe të marrin përgjegjësi për të ardhmen e qytetit.

Në mesazhin e tij drejtuar opinionit publik, Rexhepi theksoi se katër vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat për Tetovën, e cila, sipas tij, është përballur me keqmenaxhim të theksuar dhe mungesë transparence.

“Katër vitet e kaluara, Tetova u vodh në mënyrë të tmerrshme dhe të pamëshirshme. Komuna jonë nuk mund të përballojë edhe një mandat tjetër të tillë keqmenaxhimi,” deklaroi Rexhepi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i japin besimin për të nisur, siç tha, një “rilindje të vërtetë të Tetovës”, duke e kthyer komunën në shërbim të qytetarit dhe jo të interesave të ngushta politike.

Sipas Rexhepit, qëllimi i tij është krijimi i një administrate transparente, efikase dhe të përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te shtunen dhe te dielen do te kete regjim te vecante te komunikacionit ne shkup 69052a10cbbdb
Lajmi i mëparshëm

Të shtunën dhe të dielën do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup

belinda balluku e pandehur nga spak dhe ne gjendje te lire gazetarja lala po hetohet edhe per dosje te tjera 69052c16d6b05
Lajmi i radhës

Belinda Balluku e pandehur nga SPAK dhe në gjendje të lirë/ Gazetarja Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

Të fundit nga

ShkoLartë