rexhepi ka deputete qe sflasin por do te votojne perpara 685c6ca22676a

Rexhepi: Ka deputetë që s’flasin, por do të votojnë përpara

June 25, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, ka folur lidhur me ngërçin politik dhe pamundësinë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Rexhepi ka theksuar se partitë opozitare janë ato që po e bllokojnë formimin e institucioneve, duke mos bashkëpunuar për t’i dhënë fund situatës së krijuar.

“Përgjegjës për bllokimin e Kuvendit janë partitë opozitare,” u shpreh ajo.

Sipas saj, megjithatë, ka deputetë nga radhët e opozitës që në mënyrë joformale kanë shprehur gatishmëri për të votuar pro formimit të Kuvendit dhe për të çuar proceset përpara.

“Ka shumë deputetë që na thonë se janë të gatshëm të votojnë dhe të ecim tutje. Këta janë deputetë nga parti të ndryshme opozitare,” deklaroi Rexhepi.

Ajo shtoi se, ndonëse këta deputetë nuk e kanë shprehur publikisht këtë qëndrim, vota e tyre do të bëhet e qartë në momentin kur të vijë koha për votim.

“Pavarësisht që nuk e shfaqin publikisht qëndrimin e tyre, kur të vijë momenti i votës së fshehtë, kjo do të bëhet e qartë,” përfundoi Rexhepi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fluminense kualifikohet mamelodi sundowns eliminohet 685c6c9f2172e
Lajmi i mëparshëm

Fluminense kualifikohet, Mamelodi Sundowns eliminohet

6 ore ne telefon ekspertet thone perballesh me me shume probleme financiare 685c6d539b84e
Lajmi i radhës

6+ orë në telefon? Ekspertët thonë: përballesh me më shumë probleme financiare

Të fundit nga

ShkoLartë