rexhaj per vendimin e shba se nuk u pezullua dialogu si proces 68cb2a818a885

Rexhaj për vendimin e SHBA-së: Nuk u pezullua dialogu si proces

September 17, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur lidhur me deklarimin e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe vendimin e fundit të SHBA-së që ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.

Rexhaj theksoi se mes miqve mund të ketë mospajtime, por shtoi se nuk e ndan të njëjtin mendim me ish-ambasadorin lidhur me “prishjen” e raporteve.

“Mes miqsh ka edhe mospajtime. Ne po flasim për një deklaratë të ish-ambasadori amerikan në Kosovë. Unë nuk mendoj siç po mendon ish-ambasadori sepse para disa muajsh patëm edhe dërgesën e fundit të dronëve në Republikën e Kosovës tjetra këtu është për t bërë të qartë, është pezulluar planifikimi për dialog strategjik dhe jo dialogu si proces”, tha Rexhaj.

Ai theksoi se gjatë qeverisjes së LVV-së ka pasur mospajtime të tilla me SHBA-të, veçanërisht lidhur me veriun e Kosovës.

“Si koncept është filluar të ndërtohet dialogu strategjik deh mospajtime të tilla gjatë qeverisjes sonë, sidomos në raport me veriun kemi pasur edhe në të kaluarën nuk është dika që po ndodhë për herë të parë. Krejt kjo vie si pasojë e konceptit dhe mendimeve tona për Listën Serbe, dhe natyrisht se atë nuk mund ta pranojmë si listë legale sepse ajo është kriminale, sepse nuk e kemi parë ende distancimin e tyre prej veprimeve të Radojciqit prej veprimeve kur ajo u përfshi drejtpërdrejt duke pasur si qëllim aneksimin e veriut atje”, ka deklaruar Rexhaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trepca e fiton turneun jeton terstena tota 68cb2a7520944
Lajmi i mëparshëm

Trepça e fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

aksident ne pogradec plagoset rende drejtuesi i motorit 68cb2b24ecd40
Lajmi i radhës

Aksident në Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë