revolucioni i fotografise 68b92f171255a

Revolucioni i fotografisë

September 4, 2025
1 minut lexim

Më 4 shtator 1888, George Eastman, mori patentën për aparatin e tij fotografik, Kodak, i cili revolucionarizoi fotografinë.

Aparati fotografik Kodak ishte si një kuti e vogël që mund të mbahej në dorë. Ai zëvendësoi aparatet e mëdha komplekse, që përdoreshin nga shumë fotografë profesionistë. Ajo që e dallonte aparatin e ri të zotit Eastman ishte zhvillimi i filmit të përkulshëm në letër.

Ky film zëvendësonte pllakat e pavolitshme fotografike prej xhami, të cilat duhet të zhvilloheshin menjëherë pasi ishin ekspozuar.

Kurse pronari i aparatit të ri Kodak mund të bënte 100 fotografi dhe pastaj ia dërgonte aparatin pa i hequr filmin, fabrikës Eastman në Rochester të shtetit të Nju Jorkut.

Teknikët përpunonin filmin, stamponin fotografitë dhe pastaj ia kthenin të zotit bashkë me aparatin, të cilit i futnin një film të ri. Motoja e kompanisë ishte: “Ju shtypni butonin, pjesën tjetër të punës e bëjmë ne”. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mot me diell dhe vranesira priten reshje shiu 68b92df28d394
Lajmi i mëparshëm

Mot me diell dhe vranësira, priten reshje shiu

DARKO KOSTOVSKI NE LUBOTEN
Lajmi i radhës

Banorët e Lubotenit me mbështetje të fuqishme për Darko Kostovskin! Kryetari i vetëm që ka investuar pa hile në këtë fshat (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë