revista franceze artikull per festen e princit leka me blerta celibashin fejesa ne parajse 68f91fd23e9a8

Revista franceze artikull për festën e Princit Leka me Blerta Celibashin: Fejesa në Parajsë

October 22, 2025
1 minut lexim

Fejesa e Princit Leka Zogu II, 43 vjeç, me fotografen Blerta Celibashi, 27 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Revista franceze “Point de Vue” i ka kushtuar një shkrim ceremonisë private që u zhvillua më 11 tetor në plazhin e Ksamilit.

Në ngjarjen intime morën pjesë rreth 70 miq dhe të afërm, përfshirë edhe vajzën e princit nga martesa e mëparshme me Elia Zaharian, Geraldina, e cila më 22 tetor feston ditëlindjen e pestë.

Ceremonia u mbajt në një kompleks luksoz, ku u shërbyen japrakë dhe princi ngriti dollinë e parë, falënderuar të ftuarit në anglisht, ndërsa Blerta foli në shqip. Çifti shkëmbeu unaza, njëra prej të cilave mban mbishkrimin: “Dashuria i duron të gjitha”, dhe zhvilloi vallëzimin e tyre të parë si çift i fejuar.

Në intervistë për revistën, Princi Leka dhe Blerta ndanë përjetimet dhe pritshmëritë për të ardhmen. Princi Leka theksoi se fejesa reflektoi sinqeritetin dhe thjeshtësinë e tyre dhe shprehu dëshirën për të vazhduar jetën duke kontribuar për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, ndërsa Blerta vlerësoi integritetin, durimin dhe përkushtimin e Lekës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mendimi per motin neser diell e vranesira kalimtare 68f91eb44701f
Lajmi i mëparshëm

Mendimi për motin: Nesër diell e vranësira kalimtare

gjeorgjievski shkupit nuk i duhet eksperiment 68f93111e3a87
Lajmi i radhës

Gjeorgjievski: Shkupit nuk i duhet eksperiment

Të fundit nga

ShkoLartë