reuters zbulon 3 kushtet e putinit per paqen ne ukraine nese kievi refuzon lufta vazhdon 68a75c8d8474c

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë: Nëse Kievi refuzon, lufta vazhdon

August 21, 2025
min lexim

Agjencia ndërkombëtare Reuters ka zbuluar tre kërkesat kryesore të presidentit rus Vladimir Putin për të pranuar një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Burime të njohura me qëndrimin e Kremlinit thanë se këto janë kushtet themelore për ndaljen e luftës:

Dorëzimi i plotë i rajonit të Donbasit, përfshirë territoret ende nën kontrollin ukrainas,

Heqja dorë nga aspiratat për anëtarësim në NATO,

Neutralitet i garantuar ligjërisht dhe ndalim për trupat perëndimore në territorin ukrainas.

Sipas këtyre burimeve, në këmbim të plotësimit të këtyre kushteve, Moska do të ndalojë operacionet ushtarake në frontet e Zaporizhias dhe Khersonit, ku Rusia aktualisht kontrollon përkatësisht 88% të Donbasit dhe 73% të dy rajoneve jugore. Po ashtu, Kremlini thuhet se është i gatshëm të tërhiqet pjesërisht nga disa zona të Kharkiv, Sumy dhe Dnipropetrovsk.

Ndër kërkesat shtesë përfshihen:

Garanci ligjërisht të detyrueshme që NATO nuk do të zgjerohet më në lindje,

Kufizime për ushtrinë ukrainase,

Ndalim absolut të çdo misioni paqeruajtës të vendeve perëndimore në territorin ukrainas.

Reagimi i Ukrainës

Zyrtarët ukrainas nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar për këto kushte, por presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar më herët se “tërheqja nga lindja nuk është opsion”, duke theksuar se Donbasi është një “fortesë strategjike për mbijetesën e Ukrainës”.

Ai ka theksuar gjithashtu se anëtarësimi në NATO është një objektiv kushtetues dhe strategjik, për të cilin “Moskës nuk i takon të vendosë”.

Roli i Trumpit

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili është shfaqur si ndërmjetësues i mundshëm, po synon të organizojë një takim trepalësh mes tij, Putinit dhe Zelensky-t.

Takimi i fundit mes përfaqësuesve rusë dhe amerikanë në Alaskë konsiderohet si samiti i parë i nivelit të lartë në katër vite dhe pjesë e përpjekjeve të Trump-it për të portretizuar veten si “president paqebërës”.

Burime nga Moska bëjnë të ditur se Putin i ka dërguar një mesazh të qartë Trump-it: është i gatshëm për kompromis, por nëse Ukraina nuk pranon dorëzimin e Donbasit, lufta do të vazhdojë.

Skepticizëm nga Perëndimi

Ndërkohë, Franca, Gjermania dhe Britania kanë shprehur dyshime mbi sinqeritetin e Kremlinit, duke paralajmëruar se kjo ofertë mund të jetë më shumë një manovër politike për të ndikuar Trump-in, sesa një përpjekje e sinqertë për paqe.

Analistët ndërkombëtarë theksojnë se çdo pranim i dorëzimit të territorit është politikisht dhe strategjikisht i papranueshëm për Kievin, ndërsa mundësia e një marrëveshjeje të qëndrueshme mbetet ende e largët.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohet oferta per paqe e putinit ukraina duhet te heqe dore nga donbasi nato dhe trupat e huaja 68a75ad57f2a8
Lajmi i mëparshëm

Zbulohet oferta për paqe e Putinit: Ukraina duhet të heqë dorë nga Donbasi, NATO dhe trupat e huaja

shtate zjarre aktive ne vend 68a75df58870f
Lajmi i radhës

Shtatë zjarre aktive në vend

Të fundit nga

ShkoLartë