reuters shba synon nje marreveshje paqeje ne ukraine ne mars dhe zgjedhje te shpejta 69871ecebdfb6

Reuters: SHBA synon një marrëveshje paqeje në Ukrainë në mars dhe zgjedhje të shpejta

February 7, 2026
1 minut lexim

Negociatorët amerikanë dhe ukrainas po diskututojnë për një objektiv që Rusia dhe Ukraina të bien dakord për një marrëveshje paqeje deri në muajin mars.

Sipas kuadrit të diskutuar, çdo marrëveshje paqeje do t’i nënshtrohej një referendumi në Ukrainë, i cili mund të zhvillohej njëkohësisht me zgjedhjet kombëtare.

Zyrtarë amerikanë kanë sugjeruar që ky proces të realizohet sa më shpejt, përpara se fokusi politik i SHBA-së të zhvendoset drejt zgjedhjeve të mesit të mandatit në Kongres në nëntor.

Zgjedhjet dhe referendumi, pengesa ligjore dhe logjistike

Burime pranë negociatave thanë se është diskutuar mundësia që zgjedhjet dhe referendumi të mbahen në maj, por autoritetet zgjedhore ukrainase paralajmërojnë se organizimi i tyre do të kërkonte rreth gjashtë muaj, ndryshime ligjore dhe kosto të larta, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Ukraina kërkon gjithashtu një armëpushim gjatë fushatës zgjedhore, duke shprehur shqetësime për shkelje të mundshme nga Rusia.

Çështjet kyçe mbeten të pazgjidhura

Sipas burimeve, mungesa e përparimit në çështjen territoriale, veçanërisht për rajonin e Donbasit, mbetet pengesa kryesore për një marrëveshje afatshkurtër. Rusia kërkon kontroll të plotë mbi Donbasin, një kërkesë që Kievi e konsideron të papranueshme.

Ngërç mbetet edhe fati i centralit bërthamor të Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë, i cili ndodhet në territor të pushtuar nga Rusia.

Skepticizëm për paqe të shpejt

Ndërsa Ukraina ka dërguar negociatorë politikë të nivelit të lartë, delegacioni rus përbëhet kryesisht nga figura ushtarake. Analistët vlerësojnë se, edhe nëse arrihet një marrëveshje, votuesit ukrainas mund të refuzojnë çdo lëshim territorial në referendum.

Aktualisht, Rusia kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës, përfshirë Krimenë dhe pjesë të Donbasit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kur do ta thyeje 40 vjecari james milner rekordin 69871e081626e
Lajmi i mëparshëm

Kur do ta thyejë 40-vjeçari James Milner, rekordin?

te denuar per droge vjedhje dhe mashtrim gjashte te arrestuar ne durres 69871f9bb8fad
Lajmi i radhës

Të dënuar për drogë, vjedhje dhe mashtrim, gjashtë të arrestuar në Durrës

Të fundit nga

Trepça ’89 përforcohet

Trepça ’89 e Mitrovicës pretendon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit nuk rrijnë duarkryq, përforcojnë radhët me futbollistin Altin Ukiçi. Skuadra nga Mitrovica është në vend të katërt me 36
ShkoLartë