restelica behet me depo mbeturinash 68758104a56fc

Restelica bëhet me depo mbeturinash

July 15, 2025
1 minut lexim

Një depo e mbeturinave për banorët e Restelicës së komunës së Dragashit është ndërtuar nga qeveria japoneze, ndërsa ka kushtuar 34.807 euro. Kontejnerët i ka siguruar Komuna e Dragashit, ndërsa mbledhjen dhe grumbullimin e tyre e bën Eco Restelica. Një projekt i tillë, ishte mëse i domosdoshëm në një komunë që synon zhvillimin ekonomik familjarë përmes turizmit.

Me ndihmën e qeverisë japoneze, Restelica që është njëri ndër fshatrat më të thella në komunës së Dragashit, iu ka mundësuar një depo e grumbullimit të mbeturinave.

“Procesi i mbledhjes së mbeturinave ka qenë në një situatë sanitare jo të mirë dhe ka qenë një çështje urgjente për shëndetin publikë të fshatit”, tha Hiroyasu Tanigaki, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë.

Ngritja e kësaj depoje të mbeturinave, sipas përfaqësuesit të JICA-së, do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit të banorëve.

Kjo pasqyron angazhimin thelbësor të Japonisë ndaj sigurisë njerëzore dhe mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm përmes iniciativës bazë. Përmes ndihmës, granteve të Ambasadës  së Japonisë për projekte të sigurisë njerëzore bazë GGP, kjo depo e mbeturinave qëndron si një kontribut i jashtëzakonshëm jetësor në përmirësimin e shëndetit mjedisor higjienës publike dhe cilësisë së përgjithshme të jetës të Restelicës dhe në komunën e Dragashit në përgjithësi”, tha Xhelal Gashi përfaqësues i JICA-s.

Komuna e Dragashit synon që zhvillimin ekonomik ta bëjë përmes turizmit.

“Restelica për shkak të pozitës së saj gjeografike dhe rrugëve të ngushta e të pjerrëta është përballur për shumë vite me vështirësi serioze në grumbullimin e menaxhimin e mbeturinave. Kjo ka ndikuar negativisht në higjienën publike dhe shëndetin e banorëve të Restelicës, por sot me ndihmën bujare të popullit japonez kemi arritur të ndërtojmë një zgjidhje të qëndrueshme”, tha Bexhet Xheladini, kryetar i Dragashit

Përmes projekteve të tilla, do të hyjnë nën menaxhimin e Ekoregjionit edhe tri fshatra të tjera, si Kërsterc, Kukajan dhe Orqush.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

autoritetet komunale ne shkup dhe tetove e testuan ujin e pijshem qe gjendet ne rrjetin per shperndarje 6875808cea0e4
Lajmi i mëparshëm

Autoritetet komunale në Shkup dhe Tetovë e testuan ujin e pijshëm që gjendet në rrjetin për shpërndarje

shenjat e zodiakut qe do te perjetojne shume ndryshime gjate pjeses tjeter te veres 68758230a68db
Lajmi i radhës

Shenjat e zodiakut që do të përjetojnë shumë ndryshime gjatë pjesës tjetër të verës

Të fundit nga

ShkoLartë