reshjet te mireseardhura moti i favorshem per mbjelljen e kulturave te vjeshtes 68ffa4b412556

Reshjet të mirëseardhura, moti i favorshëm për mbjelljen e kulturave të vjeshtës

October 27, 2025
1 minut lexim

Reshjet e shiut janë të mirëseardhura në këtë periudhë, plotësojnë lagështinë në tokë dhe furnizojnë kulturat bujqësore me sasinë e nevojshme të ujit, thonë agrometeorologët.

Këto kushte klimatike, theksojnë, janë të favorshme për mbjelljen e kulturave të vjeshtës që po zhvillohet.

“Është shumë e rëndësishme të ruhen kushtet optimale për mbjellje: zgjedhja e llojit, cilësia e farës, kushtet klimatike, cilësia e dheut, lagështia dhe ushqimi. Vetëm në këtë mënyrë mbjellja mund të jetë e suksesshme. Koha e mbjelljes ka rëndësi të madhe, pasi mund të ndikojë ndjeshëm në rezistencën ndaj temperaturave të ulëta, sepse direkt ndikon në kohën e daljes së farës, dimërimin e bimëve dhe ndaj prodhimit. Kushtet e dheut janë gjithashtu shumë të rëndësishme, dheu duhet të jetë mirë i përgatitur, me praninë e një sasie të mjaftueshme të lëndëve ushqyese të lehta për t’u përdorur, me cilësi fizike të mirë dhe lagështi të moderuar”, shpjegojnë agrometeorologët nga DPHM-ja.

Ata kujtojnë se është në proces mbjellja e disa kulturave hortikulturore, si dhe mbledhja e pjesës së mbetur të kulturave perimore.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bora zemani shkelqen me paraqitjen e saj ne te zeza 68ff9b364bb97
Lajmi i mëparshëm

Bora Zemani shkëlqen me paraqitjen e saj në të zeza

spitali 8 shtatori hap dhomen hiperbarike do te trajtohen edhe plaget e djegieve 68ffabcf0dbc9
Lajmi i radhës

Spitali “8 Shtatori” hap dhomën hiperbarike! Do të trajtohen edhe plagët e djegieve

Të fundit nga

ShkoLartë