Shumë lagje dhe rrugë në Vlorë po përballen me problemet që solli përmbytja pas stuhisë dhe reshjeve intensive të shiut të një dite më parë. Situata më kritike ndodhet ne lagjen ‘Kushtrimi’, ku uji hyri brenda në banesa. Mëngjesin e sotëm, ato janë mbuluar nga balta, duke ua bërë banorëve të pamundur lëvizjen. Shkak kryesor i përmbytjes është bllokimi I rrjetit të kanalizimeve. Banorët akuzojnë autoritet se nuk po marrin masa, ndërsa bëjnë thirrje që të ndërhyhet për të pastruar zonën.
Stuhia dhe reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar dëme në disa lagje në Vlorë. Shumë prej rrugëve kryesore u përmbytën, teksa situata më e rënduar është regjistruar në lagjen “Kushtrimi”, ku uji ka hyrë në banesat e shumë familjeve. Mëngjesin e së dielës, banorët u përballën me vështirësi të mëdha, pasi blloqet e banimit janë mbuluar nga balta dhe lëvizja është bërë pothuajse e pamundur. “
Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve lokale e qendrore të ndërhyjnë për të zgjidhur problemet e infrastrukturës
Sipas tyre, deri tani asnjë përfaqësues i Bashkisë Vlorë nuk ka shkuar për të parë situatën e krijuar, ndërsa shkaku kryesor i përmbytjes mbetet bllokimi i rrjetit të kanalizimeve.
Banorët apelojnë institucionet përgjegjëse të marrin masa për të pastruar zonën dhe për të kthyer normalitetin në jetën e tyre të përditshëm.
Burimi: botasot.info


