reshjet me intensitet te larte ministria banoret ne zonat theth valbone dhe shkoder puke te tregojne kujdes 691a27f7033d9

Reshjet me intensitet të lartë/ Ministria: Banorët në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë të tregojnë kujdes

November 16, 2025
1 minut lexim

Java e ardhshme pritet të sjellë kushte të përkeqësuara të motit, me reshje me intensitet të lartë veçanërisht në disa zona.

Problematike parashikohet të jetë situata në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Përmes një njoftimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bën thirrje banorëve të këtyre zonave të tregojnë kujdes të shtuar.

Njoftimi:

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Reshjet e pritshme arrijnë deri në: Fierzë: 150–200 mm dhe Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm

KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet  brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.

Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shfryrja e zemerimit nuk funksionon madje mund ta perkeqesoje 691a15519cea3
Lajmi i mëparshëm

Shfryrja e zemërimit nuk funksionon, madje mund ta përkeqësojë

ramadani kam vrapuar 13 kilometra sot 691a28554ea01
Lajmi i radhës

Ramadani: Kam vrapuar 13 kilometra sot

Të fundit nga

ShkoLartë