reshjet intensive ne shkoder behet e pakalueshme rruga prekal ura e shtrenjte pas rreshqitjes se dherave 69596ff466494

Reshjet intensive në Shkodër/ Bëhet e pakalueshme rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë pas rrëshqitjes së dherave

January 3, 2026
1 minut lexim

Për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut, janë regjistruar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Prekal-Ura e Shtrenjtë, duke sjellë bllokimin e plotë të qarkullimit.

Si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga rrëshqitjet, rruga është aktualisht e pakalueshme për mjetet.

Në terren ndodhen ekipet e Bashkisë Shkodër dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po monitorojnë nga afër situatën dhe po punojnë për vlerësimin e dëmeve dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.

Autoritetet u bëjnë apel banorëve dhe drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjen në këtë aks rrugor, për shkak të rrezikshmërisë së lartë, deri në një njoftim të dytë.

Bashkia Shkodër bën me dije se do të vijojë informimin e publikut në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mucunski ne qendrojme pas shba se dhe popullit te venezueles per liri dhe demokraci 6959636f36c54
Lajmi i mëparshëm

Mucunski: Ne qëndrojmë pas ShBA-së dhe popullit të Venezuelës për liri dhe demokraci

formacionet espanyol barcelona 69597054230ea
Lajmi i radhës

Formacionet Espanyol – Barcelona

Të fundit nga

CNN: Trump nis operacionin kundër mashtrimit me votat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka urdhëruar Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) të nisë një shqyrtim mbarëkombëtar të mashtrimeve të mundshme me votuesit që përfshijnë shtetas amerikanë të natyralizuar, raportoi CNN
ShkoLartë