reshjet e shiut shuajne zjarret 68a82477afbd3

Reshjet e shiut shuajnë zjarret

August 22, 2025
1 minut lexim

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Konkretisht, janë shuar vatrat në zonën e Lumit të Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku situata u paraqit mjaft problematike gjatë pasdites së të enjtes.



Si pasojë e zjarreve, në ekonominë pyjore Sakat – Laku i Hithit janë djegur 60 hektarë pyje, ndërsa u përshkruan rreth 130 hektarë të tjerë. Edhe në zonën e Kryeziut janë shkrumbuar afro 7 hektarë pyje me pisha.

Ndërkohë, situata është përmirësuar edhe në qarkun e Vlorës, ku mbrëmjen e kaluar u raportua për përkeqësim të ndjeshëm të zjarreve.

Vatrat janë shuar plotësisht në fshatin Vajzë dhe në Drashovicë të bashkisë Selenicë. Aktualisht, një vatër mbetet aktive në fshatin Mavrov.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hapja e ofertave per operatorin e trete celular qytetaret me pritshmeri tregu me sfida 68a822dbb7130
Lajmi i mëparshëm

Hapja e ofertave për operatorin e tretë celular, qytetarët me pritshmëri, tregu me sfida

dua lipa zbulon se si i ka kaluar ditet e fundit te moshes 29 vjecare me te fejuarin e saj callum turner 68a827b5812d0
Lajmi i radhës

Dua Lipa zbulon se si i ka kaluar ditët e fundit të moshës 29 vjeçare me të fejuarin e saj Callum Turner

Të fundit nga

Nesër temperaturat -8 gradë Celsius

Nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen nga – 8 deri -4C. Kurse ato temperaturat maksimale: 1-3°C.
ShkoLartë