reshjet e shiut rruget e durresit pushtohen nga uji 695cc1f429622

Reshjet e shiut, rrugët e Durrësit “pushtohen” nga uji

January 6, 2026
1 minut lexim

Moti i keq që ka përshirë pjesën më të madhe të vendit ka shkaktuar përmbytje në disa segmente rrugore në vend. Kështu në Durrës rrugët pranë stadiumit të qytetit dhe te zona e ‘Vollgës’ janë nën ‘pushetin’ e ujit, duke i bërë të pakalueshme për këmbësorët dhe duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e makinave.



Reshjet dhe prurjet e paparashikueshme nga lumenjtë anësorë kanë rritur gjithashtu nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Edhe këtë të martë, vijojnë shkarkimet e ujit nga hidrocentralet e Komanit dhe të Vaut të Dejës.

Aktualisht sipas të dhënave nga Bashkia Shkodër dhe Shtabi i Emergjencave në Prefekturë, nuk ka rrezik për përmbytje. Hidrocentrali i Fierzës ndodhet aktualisht në kuotën 280 metra, nga 296 metra që është kapaciteti maksimal i lejuar, duke vijuar operimin në parametra të kontrolluar.

Që prej ditës së djeshme po kryhet monitorim periodik i niveleve të lumenjve Drin e Bunë, si edhe i Liqenit të Shkodrës. Kuotat e regjistruara deri në këto momente nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

udheheqesja e opozites venezueliane 3 janari do te hyje ne histori si dita kur drejtesia mposhti tiranine nobel per trump in 695cbd33e4722
Lajmi i mëparshëm

Udhëheqësja e opozitës venezueliane: 3 janari do të hyjë në histori si dita kur drejtësia mposhti tiraninë! Nobel për Trump-in

mot i vranet dhe me riga shiu 695cc40eb4bae
Lajmi i radhës

Mot i vranët dhe me riga shiu

Të fundit nga

ShkoLartë