reshjet e shiut rendojne situaten ne maliq fshati sheqeras rrezikon te permbytet 6920c5b3758ea

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

November 21, 2025
1 minut lexim

Situatë e rënduar nga reshjet e dendura të shiut në fshatin Sheqeras. Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan.



Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë një problematikë të madhe për banorët e fshatit, ndërsa në terren ndodhet kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, policia e shtetit dhe dhjetëra forca të emergjencave dhe zjarrfikëses.

Krahas këtij problemi, mësohet nga banorët se janë përmbytur edhe tokat bujqësore dhe brenda në fshat ka patur edhe banesa ku është futur uji në oborre.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

familja qe jeton e izoluar humbet kujdestarine e tre femijeve pas nderhyrjes se autoriteteve italiane 6920c2a6284f8
Lajmi i mëparshëm

Familja që jeton e izoluar humbet kujdestarinë e tre fëmijëve pas ndërhyrjes së autoriteteve italiane

arrestohet reperi i njohur nga njesia speciale ne prishtine 6920c8f17f987
Lajmi i radhës

Arrestohet reperi i njohur nga Njësia Speciale në Prishtinë

Të fundit nga

ShkoLartë