reshjet e shiut permbysin ekonomi familjare e kultura bujqesore ende nuk dihet vlera e demeve 6922519146d07

Reshjet e shiut përmbysin ekonomi familjare e kultura bujqësore – ende nuk dihet vlera e dëmeve

November 23, 2025
min lexim

Rruga duket e vështirë për t’u kaluar për shkak të ujit që është mbledhur.

Shiu i furishëm që ra ditë më parë, e solli në këtë gjendje fshatin Budrikë e Epërme të Vitisë.

Reshjet e shiut madje kishin depërtuar në oborre dhe bodrume të shtëpive, duke dëmtuar kështu edhe disa nga pajisjet e tyre elektrike.

Për këtë situatë të krijuar në fshatrat e Vitisë, opozita në këtë komunë po fajëson udhëheqjen e kryetarit që vjen nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti.

“Fshatrat që i përmende kanë qenë të kapluar në një situatë të jashtëzakonshme sidomos pjesa e fshatit Budrikë për çdo vit është kjo problematikë, është ripërsëritje e vazhdueshme. Ajo se çka vlen të cekët është se Komuna e Vitisë njihet si Komunë me tokë bujqësore jashtëzakonisht shumë të frytshme e në këtë bën pjesë edhe fshati Skifteraj dhe Budrikë, e çdo herë banorët e atyre lokalitete kanë shumë problem me të mbjellurat e tyre. Komuna asnjëherë nuk ka marrë asnjë veprim të mirëfilltë këtë e them duke u bazuar më faktin në pamjet që i keni pa edhe ju sot”, asamblistja e VV-së, Liridona Bislimi.

Kurse Hasan Aliu, nënkryetari i Komunës së Vitisë, tha për televizionin se moti që ka mbizotëruar në këtë Komunë ka dëmtuar më së shumti kulturat bujqësore.

“Dëme në ekonomi nuk ka me aq sa kemi njoftime, por në Viti ka dëme në aspektin bujqësor në veçanti të kulturës së lakrës se ajo është në përfundim të vjeljes dhe ka që veç se kanë filluar të lajmërohen në drejtorinë e bujqësisë të cilët, janë dëmtuar se uji është i ndotur, uji është i turbullt dhe gjithë ato sipërfaqe që i ka përmbytë më nuk do të përdorën. Megjithatë, unë besoj që në kohë do të formojmë edhe komisionin i cili do të dal nëpër vende të ngjarjes dhe ta bëjë vlerësimin edhe të dëmeve në bujqësi, por në rast që ka pasur edhe dëme në ekonomi”.

E si pasojë  e  intensitet të lartë të reshjeve, edhe disa lagje në Prishtinë kanë pësuar dëme.

Për këtë, nga Komuna e Prishtinës thonë se së shpejti do të dalin me shifra të sakta së sa është vlera e dëmeve.

“Ne jemi angazhuar në mënyrë profesionale me të gjitha ekipet dhe jemi munduar që t’i dalim ballë qytetarëve dhe e kemi arrit të ju dalim ballë qytetarëve. Por duhet të kemi parasysh se mjetet financiare që na mungonte paraqesin problem. Ne kemi filluar të bëjmë edhe vlerësimin e dëmeve me komisione profesionale, është herët të dimë së sa janë dëmet reale. Dëme ka pas më shumë në ekonomi familjare, kemi intervenuar në gjashtë shkolla në kryeqytet, ka pas intervenime dhe në disa kolektor”, deklaroi drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica.

Përveç në qytetin e Prishtinës dhe të Vitisë, vërshime kishte edhe në qytete e tjera si Gjilani, Shtimja e Prizreni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netanyahu ndez polemika ndan nje artikull qe lidh epstein me inteligjencen izraelite 69224ab4266c3
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu ndez polemika, ndan një artikull që lidh Epstein me inteligjencën izraelite

adelina ismaili me koncert per 40 vjetorin e karrieres 692252b26eef1
Lajmi i radhës

Adelina Ismaili me koncert për 40-vjetorin e karrierës

Të fundit nga

ShkoLartë