reshjet e shiut komuna tetoves merr masa per uren ne lagjen dardania 692b2636232fd

Reshjet e shiut, Komuna Tetovës merr masa për urën në lagjen Dardania

November 29, 2025
min lexim

Ndërmarrja Publike Sharri do të merr masa të përkohshme për lirimin e urës në lagjen Dardania, e cila bllokohet pas reshjeve të shiut. Drejtori i Ndërmarrjes Publike Sharri Valon Zeqiri tha se ditëve në vijim do të pastrohet me makinerinë e ndërmarrjes dhe zjarrfikësve, ndërsa më pas do vendoset edhe një pompë për thithjen e ujit, deri në fillimin e projektit për kanalizimin atmosferik të kësaj pjese.

“Do bëhet një zgjidhje e përkohshme. Presim rregullimin e kohës dhe aty do filloj pastrimi i linjave ekzistuese për linjat fekale që janë në atë vend dhe do të vendosim një pompë të përkohshme që do ta pastroj ujin gjatë reshjeve, deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij projekti”, tha Valon Zeqiri. Drejtor i NPK SHARRI.

Nga komuna e Tetovës thonë se tenderimi i projektit ka përfunduar dhe për të njëjtin janë ndarë rreth 16 milion e 500 mijë denarë ndërsa do ketë një gjatësi prej 950 metrave dhe thellësi prej 4.5 metrash.

“Projekti veçmë është gati por ka ngel shkaku kushteve klimatike por shumë shpejtë do fillojnë punimet aty. Ne nuk duam ta zgjidhim shkel e shko atë problematikë të mledhjes së ujit andaj ajo zonë duhet të merr një herë e për gjithnjë fund dhe brenda një viti aty nuk do ketë më mledhje uji. Krejt procedurat janë në rregull dhe sic thash shpejtë pritet të fillojnë edhe punimet”, tha Albi Qamili.,zvkryetar i komunës së Tetovës.

Përveç urës në pjesën e poshtme të Tetovës, pikë kritike ku më së shpeshti grumbullohet uji është edhe kjo pjesë këtu tek kazerma e qytetit. Ndryshe, nga vërshimet e fundit të të reshurave të para dy viteve, pësuan dëme edhe objektet që shihni pas meje, e të cilave dëmshpërblimi nuk iu është dhënë ende.

Ndërmarrja Publike Komunale Sharri, ka marrë nismë kundër një pjese të banorëve të cilët janë kyçur në të zezë dhe bëjnë keqpërdorimin e ujësjellësit apo kanalizimit. Nga java e ardhshme, inspektorët do bëjnë kontrolle në disa pika të dyshimta në qytet, ku ka dyshime për keqpërdorime të këtilla. Të njëjtët mund të gjobiten nga 500 deri në 2000 euro, sepse sipas Ndërmarrjes, pikërisht shkaku i kyçjeve të këtilla, apo edhe nxjerrjes ë ujit në rrugë, ndodhin mungesa të ujit për pije apo bllokime të kanalizimit në disa pjesë./Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkurta nuk ndihet mire benita i qendron prane duke u munduar ta ndihmoje 692b1cbbb2dab
Lajmi i mëparshëm

Shkurta nuk ndihet mirë, Benita i qëndron pranë duke u munduar ta ndihmojë

protesta per mbeshtetje te palestines kerkohet te denohet izraeli per vrasjet 692b2d5923a16
Lajmi i radhës

Protesta për mbështetje të Palestinës, kërkohet të dënohet Izraeli për vrasjet

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë