reshjet e dendura te shiut situata ne gjirokaster kritike permbyten banesa e biznese uji merr para makinat 695d9dc362c50

Reshjet e dendura të shiut, situata në Gjirokastër kritike, përmbyten banesa e biznese. Uji merr para makinat

January 7, 2026
1 minut lexim

Situata në Gjirokastër paraqitet kritike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Përroi i Ficos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të qytetit. Ujërat e rrëmbyeshëm kanë vërshuar në rrugë, duke marrë përpara automjete dhe duke përmbytur banesa e biznese.

Lagjja Varrosh është ndër zonat më të prekura, ku rrjedha e përroit të Ficos ka marrë përpara një automjet të parkuar pranë zonës muzeale, shumë afër shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare.

Përmbytje të rënda janë regjistruar edhe në lagjen e poshtme “18 Shtatori”, ku rreth 50 biznese janë përmbytur, si dhe disa banesa.
situata është përkeqësuar nga dalja nga shtrati e përroit të Çullos dhe e përrenjve të tjerë malorë, të cilët kanë shkaktuar vërshime të fuqishme në rrugët e qytetit dhe zona të banuara. Niveli i ujit është rritur ndjeshëm edhe në zonën e njohur si Ura e Lumit.

Në Bllokun e Furrave, lagjja Punëtori, një djalë 23-vjeç është shpëtuar mrekullisht nga mbytja, pasi u nxor nga ujërat e rrëmbyeshëm nga shërbimet zjarrfikëse.
Situata u rëndua më tej nga dalja nga shtrati e liqenit të Viroit, ku uji ka vërshuar në aksin kombëtar Gjirokastër–Tepelenë, duke shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e mjeteve.

Si pasojë e motit të keq, për disa orë gjysma e qytetit ka mbetur pa energji elektrike. Deri më tani nuk raportohet për evakuime, por dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe situata nga përmbytjet në Gjirokastër vijon të mbetet problematike.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lendohet ter stegen 695d9d3ddbd5f
Lajmi i mëparshëm

Lëndohet Ter Stegen

mergimtaret ngecin neper kroaci e slloveni shkak reshjet e medha te bores 695d9e1fe1505
Lajmi i radhës

Mërgimtarët ngecin nëpër Kroaci e Slloveni, shkak reshjet e mëdha të borës

Të fundit nga

Actor Awards 2026: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet për Actor Awards 2026, të njohura si SAG Awards, janë shpallur zyrtarisht. Aktorja e serialit “Abbott Elementary”, Janelle James, dhe ylli i “Heated Rivalry”, Connor Storrie, prezantuan kandidatët e këtij viti
ShkoLartë