reshjet e dendura te shiut permbyten vloren reagon ermal dredha ekipet e bashkise ne terren brenda 2 oreve situata u kthye ne normalitet 689279a7688fd

Reshjet e dendura të shiut përmbytën Vlorën, reagon Ermal Dredha: Ekipet e bashkisë në terren, brenda 2 orëve situata u kthye në normalitet

August 5, 2025
1 minut lexim

Kryebashkiaku Ermal Dredha ka reaguar pas përmbytjes së qendrës dhe disa nga akset rrugore në qytetin e Vlorës.

Reshjet e dendura të shiut të cilat pushtuan jugun e Shqipërisë pasditen e sotme shkaktuan përmbytje masive në Vlorë duke shkaktuar bllokim të qarkullimit si dhe probleme serioze për bizneset në disa zona.

Dredha njofton se tashmë situata është nënkontroll dhe se rrugët e qytetit janë kthyer në normalitet të plotë.

“Pas reshjeve intensive të shiut, brenda më pak se 2 orësh, rrugët e qytetit janë kthyer në normalitet të plotë, falë angazhimit të menjëhershëm të Ujësjellësit dhe të gjitha ekipeve të bashkisë! Puna vazhdon për pastrimin e të gjithë territorit!”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkendija pa fat var i vendimtar gjithcka vendoset ne baku 689270464b14d
Lajmi i mëparshëm

Shkëndija pa fat, VAR-i vendimtar, gjithçka vendoset në Baku!

chelsea nis sezonin e ri pas triumfit ne kupen e botes per klube 68927a1d2a41f
Lajmi i radhës

Chelsea nis sezonin e ri pas triumfit në Kupën e Botës për Klube

Të fundit nga

ShkoLartë