reshjet e dendura te shiut ne bulqize permbyten disa rruge 6911b8960414f

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

November 10, 2025
1 minut lexim

Reshjet e dendura të ditës së djeshme dhe të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të Bulqizës, si në rrugët nacionale ashtu edhe në ato rurale.



Një ndër zonat më të prekura është aksi rrugor që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, i cili është përmbytur plotësisht, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe të kalimtarëve.

Nga pamjet e siguruara nga korrespodenti Dëfrim Karaj, shihet aksi i përmbytur ku ka vështirësi qarkullimin e mjeteve por edhe të kalimtarëve.

Drejtues të mjeteve dhe banorë shprehen se ky fenomen ndodh sa herë që ka reshje.

Vitin e kaluar në këtë aks rrugor disa makina pësuan dëme në pjesët motorike për shkak të nivelit të lartë të unit në rrugë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apeloi vendimin gjykata franceze pritet te vendose sot nese sarkozi do te dale nga burgu 6911b5862b5ca
Lajmi i mëparshëm

Apeloi vendimin, Gjykata franceze pritet të vendosë sot nëse Sarkozi do të dalë nga burgu

mos lejoni qe plaget tju transformojne ne njeriun qe nuk jeni 6911bbd17b6ab
Lajmi i radhës

Mos lejoni që plagët t’ju transformojnë në njeriun që nuk jeni

Të fundit nga

ShkoLartë