reshjet e dendura shkaktojne permbytje ne ferizaj dhe fshatrat perreth 691cd353a2e42

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Ferizaj dhe fshatrat përreth

November 18, 2025
1 minut lexim

Vërshimeve nga reshjet e shiut, këtë të martë nuk i shpëtoi as Ferizaj.

Në fshatin Gremë të kësaj komune, banorët ranë në hall nga uji që u hyri në oborr.

Ata thonë se këtë problem, e kanë çdo herë që bie shi.

“Uji hyp mbi oborr, kjo nxjerr problem se rritet uji, i hin brenda anej, edhe knej, edhe i hyp uji, e pastaj kemi problem me ujë shumë. Sa herë që bjen, qeshtu kemi probleme”, është shprehur njëri nga banorët.

Për të parë situatën, nga Komuna thanë se janë vazhdimisht në terren.

Zëdhënësi, Selim Marevci bëri të ditur se masat janë ndërmarrë, dhe situata po monitorohet nga ekipet e angazhuara.

“Të gjitha masat që do duhej t’i merrte Komuna, i kemi marrë së bashku me Policinë dhe ekipet emergjente, duke përfshirë edhe pjesën e zjarrfikësve. Ajo çka po flitet nga tereni është se në fshatin Gaçkë ka më shumë vërshime, se në pjesë të tjera të qytetit dhe gjithashtu edhe në fshatin Rakaj është lajmëruar për vërshime në një pjesë të fshatit”, ka thënë Marevci.

Komuna e Ferizajt u bëri apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik të lartë dhe të raportojnë çdo situatë emergjente.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lumi vjosa rrezikon te dale nga shtrati bashkia e vlores perforcon argjinaturen 691cd139168dd
Lajmi i mëparshëm

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

shenjat psikologjike te nje partneri besnik 691cd475af1e3
Lajmi i radhës

Shenjat psikologjike të një partneri besnik

Të fundit nga

ShkoLartë