reshjet e dendura permbysin kampet e palestinezeve te zhvendosur ne gaze 6aefbe0318eca

Reshjet e dendura përmbysin kampet e palestinezëve të zhvendosur në Gazë

November 8, 2026
1 minut lexim

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur mijëra tenda ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur në kampe në të gjithë Rripin e Gazës. 

Zyra për media e qeverisë së Hamasit në Gazë bëri të ditur se janë përmbytur të paktën 70 mijë tenda. Si pasojë, mijëra persona janë prekur, ndërsa ka pasur edhe të lënduar. Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile njoftoi se ka pranuar rreth 1 mijë e 500 thirrje për ndihmë nga banorët e zhvendosur. Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës thanë se nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me pasojat e stuhisë, për shkak të mungesës së karburantit dhe dëmtimit të pajisjeve, raporton Reuters.

Sipas tyre, gjatë luftës së Izraelit kundër Hamasit janë shkatërruar qindra automjete, përfshirë buldozerë dhe pajisje për largimin e ujit. Luftimet kanë zhvendosur shumicën e më shumë se dy milionë banorëve të Gazës dhe kanë lënë pjesën më të madhe të territorit të shkatërruar.

Aktualisht, shumica e popullsisë jeton në kampe me tenda. Hamasi ka akuzoi ushtrinë izraelite se po pengon futjen e tendave për strehim dhe materialeve të nevojshme për ndërtimin e strehimoreve në Gazë. 

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vetem tete dite pas iu bashkua onlyfans ish ylli i nba lamar odom fiton mbi 45 mije euro 6aefa2740b97c
Lajmi i mëparshëm

Vetëm tetë ditë pas iu bashkua OnlyFans, ish-ylli i NBA, Lamar Odom fiton mbi 45 mijë euro

partite arabe mbretbereset e izraelit eisenkot nis garen per koalicion 6aefbe3ab3310
Lajmi i radhës

Partitë arabe, “mbretbërëset” e Izraelit: Eisenkot nis garën për koalicion

Të fundit nga

ShkoLartë