reshjet e debores arrsh qarkullimi vijon normalisht grupet e punes ne terren 6958e9939b4ac

Reshjet e dëborës, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

January 3, 2026
1 minut lexim

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar në të gjithë vendin, ndërsa territori është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar.



Sipas njoftimit zyrtar, temperaturat kanë pësuar rritje, duke përmirësuar kushtet e qarkullimit rrugor. Grupet e punës, së bashku me mjetet borëpastruese, kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve apo inerteve, si dhe për shpërndarjen e kripës në akset ku ka pasur nevojë, me qëllim shmangien e ngricave.

ARRSH thekson se qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të vendit.

Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë udhëtimeve drejt zonave malore ku ka ende prezencë dëbore, duke u pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bombardimet ne venezuele reagon trump shba kreu me sukses nje sulm te madh maduro eshte larguar jashte vendit 6958e686206f6
Lajmi i mëparshëm

Bombardimet në Venezuelë, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh. Maduro është larguar jashtë vendit

sulmet ne venezuele trump kemi kapur dhe nxjerre jashte vendit maduron 6958eac372444
Lajmi i radhës

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron

Të fundit nga

Mot i vranët dhe me riga shiu

Të martën parashihet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu. Temperaturat minimale, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius. Ndërsa
ShkoLartë