reshje te dendura shiu shtrengata dhe debore ne zonat malore parashikimi i motit per kete te shtune 690ef4435add3

Reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë të shtunë

November 8, 2025
1 minut lexim

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe lartësitë mbi 1500 metër në verilindje reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 17 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

balotazhi sot perfundon votimi me poste 690ef3a07c729
Lajmi i mëparshëm

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

trump i jep hungarise perjashtim njevjecar nga sanksionet energjetike ruse 690ef4b391ac6
Lajmi i radhës

Trump i jep Hungarisë përjashtim njëvjeçar nga sanksionet energjetike ruse

Të fundit nga

ShkoLartë