reshje shiu kryesisht ne veri ulen lehte temperaturat ja parashikimi i motit per sot 6890471736b0b

Reshje shiu kryesisht në veri, ulen lehtë temperaturat! Ja parashikimi i motit për sot

August 4, 2025
1 minut lexim

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit zyrtar të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak paraditja do të nisë me kthjellime, por moti do të përkeqësohet gradualisht, duke sjellë vranësira mesatare deri të dendura, veçanërisht në zonat malore.

SHMU thotë se këto zhvillime atmosferike do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Në zona të caktuara, veçanërisht në veri të vendit, nuk përjashtohen episode të shkurtra shtrëngatash, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor veriperëndim–veri, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginat, era do të jetë më intensive, duke arritur deri në 14 m/s në intervale të caktuara kohore.

Sa i përket detit, valëzimi parashikohet i lehtë deri mesatar, me forcë 1–3 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi ditor e hene 4 gusht 2025 68903492876fb
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi ditor, e hënë 4 gusht 2025

deshmia e rralle e ish te denuarit politik skishte tallje me te kobshme kur shihje policet e spiunet ti zhvishnin 6890478faf272
Lajmi i radhës

Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik: S’kishte tallje më të kobshme, kur shihje policët e spiunët, t’i zhvishnin…

Të fundit nga

ShkoLartë