reshje shiu dhe stuhi debore parashikimi i motit per sot 8 dhjetor 2026 695f5eb5320c9

Reshje shiu dhe stuhi dëbore! Parashikimi i motit për sot, 8 dhjetor 2026

January 8, 2026
1 minut lexim

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug. Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

integrimi mbetet ne ngerc pushteti sleshon pe per kushtetuten 695f522fdf1cd
Lajmi i mëparshëm

Integrimi mbetet në ngërç – pushteti s’lëshon pe për Kushtetutën

reshjet e bores perfshijne kukesin deme ne infrastrukture dhe zona te izoluara 695f5ff2b5fa4
Lajmi i radhës

Reshjet e borës përfshijnë Kukësin, dëme në infrastrukturë dhe zona të izoluara

Të fundit nga

ShkoLartë