reshje shiu dhe debore ne zonat malore ja si parashikohet moti kete te marte 69255dc48e6b5

Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti këtë të martë

November 25, 2025
1 minut lexim

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Gjatë ditës hera-herës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra reshje bore me intensitet të ulët. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim nga juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ahmeti reagon pas bllokades ne trafikun urban 69255d24c6974
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti reagon pas bllokadës në Trafikun Urban

amazon premton deri ne 50 miliarde dollare per qeverine amerikane 69255def3118f
Lajmi i radhës

Amazon premton deri në 50 miliardë dollarë për qeverinë amerikane

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë