reshje shiu dhe debore ne qarkun e korces 695f64f5cbdab

Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës

January 8, 2026
1 minut lexim

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ndryshëm sipas zonave.



Bashkia Kolonjë

Në akset Ersekë–Leskovik dhe Ersekë–Korçë qarkullimi vijon normal, ndërsa në Gropat e Gëlqeres ka rrëshqitje të pjesshme të rrugës. Borëpastrueset dhe shërbimet e policisë janë në terren, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve për kujdes.

Bashkia Maliq

Lumi Devoll ka dalë nga shtrati në Sheqeras, ndërsa në Dunavec situata mbetet nën kontroll. Rrugët Maliq–Lozhan dhe Mesmal përballen me bllokime për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe rënies së gurëve. Rezervuarët po monitorohen dhe është hapur lëshuesi katastrofik në Leminot.

Bashkia Korçë dhe Devoll

Në Denas niveli i ujit ka rënë dhe nuk paraqet rrezik për banesat, ndërsa në njësinë Proger situata është më e rënduar për shkak të rritjes së prurjeve.

Bashkia Pogradec

 Rruga për në Dardhas është e pakalueshme, me mungesë energjie elektrike në fshatra dhe rrëshqitje rrugësh në Grunjaz. Situata në Nj.A. Çërravë dhe aksin Qukës–Qafë Plloçë po monitorohet dhe po merren masa për pastrimin e rrugëve.

Akset rrugore

Në Korçë–Ersekë, Ersekë–Leskovik dhe Boboshticë–Dardhë po bien reshje bore dhe po punohet për pastrim dhe kriposje. Aksi Korçë–Voskopojë është pastruar dhe kriposur, me qarkullim normal. Reshje shiu me intensitet të ulët raportohen në Bilisht–Miras dhe Zemblak–Goricë pa probleme në qarkullim.

Autoritetet e rendit dhe shërbimet e emergjencave civile po mbajnë situatën nën monitorim të vazhdueshëm dhe këshillojnë drejtuesit e mjeteve për lëvizje të kujdesshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cfare planesh ushtarake ka izraeli me greqine dhe qipron 695f6033d3996
Lajmi i mëparshëm

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

te shtena gjate nje ahengu ne shtime konfiskohen arme 695f670ecf640
Lajmi i radhës

Të shtëna gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohen armë

Të fundit nga

ShkoLartë