reshje lokale shiu pritet te kete edhe intervale me diell parashikimi i motit per te nesermen 6975600f4662b

Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell – Parashikimi i motit për të nesërmen

January 25, 2026
1 minut lexim

Mendimi për Motin ka bërë të ditur se të nesërmen pritet që të ketë reshje lokale shiu.

Në postim bëhet e ditur edhe se, nuk do të mungojnë as intervale me diell.

Postimi:

Mot i ndryshueshëm përgjatë fundjave, me reshje lokale shiu.

Mendimi për motin – 23.01.2026

Mot i ndryshueshëm po parashihet përgjatë fundjave.  Ditën e shtunë kalojnë më shpesh vransira, që më vonë shoqërohen me reshje lokale shiu, më të shprehura pjesëve perëndimore të vendit.  Temperaturat minimale zbresin në -1C e 1C, derisa maksimalet gjatë ditës luhaten ndërmjet 7C e 10C.  Frynë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 4-7m/s.

Reshje lokale shiu vazhdojnë të paraqiten në pjesë të vendit edhe ditën e diel, ndërkohë që nuk mungojnë as intervale me diell, pasi që erërat më të theksuara juglindore shpërndajnë vransirat.  Frynë erë juglindore mesatare e mesatarisht e fuqishme  7-14m/s.  Kushte të paqëndrueshme do të vazhdojnë edhe ditëve të para të javës së fundit të janarit.  Ditën e hënë të reshurat mund të jenë më të shtrira përgjatë territorit të vendit, e të martën më të lokalizuara.  Të hënën madje aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë bubullimë.  Temperaturat maksimale shkojnë deri në 10C e 11C të dielen, e deri të martën zbresin në 7C.  Minimalet rriten në vlera pozitive, ndërmjet 2C e 5C.  Ditën e mërkurë nuk paraqiten sinjale për të reshura, por do të ketë vransira e intervale me diell.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cfare tregon rinumerimi i votave deri tani 697559222e14d
Lajmi i mëparshëm

Çfarë tregon rinumërimi i votave deri tani?

surprize emocionuese per brikenen banorja shperthen ne lot pas takimit me nenen e saj mateo te kerkoj falje 697561322c8b1
Lajmi i radhës

Surprizë emocionuese për Brikenën, banorja ‘shpërthen’ në lot pas takimit me nënën e saj/ Mateo: Të kërkoj falje…

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë