reshje intensive ne vlore paralajmerohen qytetaret tregoni kujdes ne datat 17 dhe 18 nentor 691a0bd4573f9

Reshje intensive në Vlorë, paralajmërohen qytetarët: Tregoni kujdes në datat 17 dhe 18 nëntor

November 16, 2025
1 minut lexim

Ujësjellësi i Kanalizimeve Rajonale Vlorë, ka paralajmëruar qytetarët e Vlorës se dita e hënë dhe e martë do të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook u bëhet thirrje qytetarëve të tregohen vigjilentë për çdo situatë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

“Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ditën e hënë, më datë 17 nëntor, dhe ditën e martë, më datë 18 nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.

Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë. Grupet tona do të jenë të angazhuara në marrjen e masave paraprake, si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës, duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, thuhet në postim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbeturinat evropiane me kater rrota perfundojne ne maqedoni 691a09d02b323
Lajmi i mëparshëm

“Mbeturinat evropiane me katër rrota” përfundojnë në Maqedoni

tronditen mediat serbe kroatet e thone kete per kosoven 691a0c35c3e70
Lajmi i radhës

Tronditen mediat serbe, kroatët e thonë këtë për Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë