reshje debore ne zonat malore te qarkut te elbasanit 695f81330aba3

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

January 8, 2026
1 minut lexim

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në të gjitha zonat malore të qarkut Elbasan.



Pas ndërhyrjes, kalohet pa probleme aksi nacional Prrenjas-Qafë Thanë, ndërsa në aksion nacional Librazhd-Peshkopi dhe rrugët Elbasan-Gracen, Elbasan-Gjinar, Elbasan-Labinot Mal, Elbasan- Funare, kalohet vetëm me zinxhirë.

Në bashkinë e Librazhit, kalohen me zinxhirë rrugët Librazhd-Stebleve dhe Librazhd-Qarrishte.

Disa fshatra në Prrenjas dhe në Gramsh, gjithashtu kalohet vetëm me zinxhirë.

Si pasojë e motit të keq, ka mungesë të energjisë elektrike në disa zona.

Në orët në vijim moti pritet të përkeqësohet pasi parashikohen reshje intensive temperatura minus.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedia me 40 viktima ne zvicer jo vetem vrasje nga pakujdesia pronaret e barit akuzohen edhe per shkaterrimin e provave 695f7e054b958
Lajmi i mëparshëm

Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/ Jo vetëm vrasje nga pakujdesia, pronarët e barit akuzohen edhe për shkatërrimin e provave

bekim azizi zgjedhet kryesues i kuvendit komunal te vitise 695f832e80492
Lajmi i radhës

Bekim Azizi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Të fundit nga

ShkoLartë