renie cmimesh ne tregjet e naftes 6af228f82d2d8

Rënie çmimesh në tregjet e naftës

November 9, 2026
1 minut lexim

Megjithëse ende nuk është arritur një marrëveshje zyrtare, investitorët investitorët besojnë se lufta mes SHBA-së dhe Iranit po shkon drejt fundit. Kjo po pasqyrohet qartë në tregjet e naftës, ku çmimet kanë shënuar rënie.

Shkak për këtë u bë deklarata e presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se për sa kohë që vazhdojnë bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit, sulme të reja ndaj Iranit janë shumë të pamundshme.

Paralajmërim ndaj pritshmërive të tepërta

Që javën e kaluar çmimi i naftës Brent, një nga standardet kryesore ndërkombëtare për tregtimin e naftës së papërpunuar, kishte rënë me 16 për qind.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë ndaj pritshmërive të tepërta. “Pavarësisht optimizmit të fundit për një përparim të mundshëm diplomatik, rreziqet gjeopolitike mbeten të larta dhe mundësia e një përshkallëzimi të ri ushtarak nuk mund të përjashtohet“, tha Sugandha Sachdeva nga SS WealthStreet.

Ende nuk ka marrëveshje SHBA-Iran

Sipas analistëve tregjet po reflektojnë tashmë ndaj uljes së tensioneve, megjithëse ende nuk është arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Sipas sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, negociatat kanë shënuar shumë pak përparim. Ai i ka cilësuar së fundmi kërkesat e Iranit si të papranueshme dhe jorealiste. / DW

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

renie e re e cmimit te naftes ne bursat boterore pas deklarates se trampit se mundesite per nje sulm te ri ndaj iranit jane te vogla 6af228c5e8390
Lajmi i mëparshëm

Rënie e re e çmimit të naftës në bursat botërore, pas deklaratës së Trampit se mundësitë për një sulm të ri ndaj Iranit janë të vogla

provimi i jurisprudences thellon perplasjet ne qeveri znam kercenon me largim mickoski refuzon shqipen ne teresi 6af2294e64f18
Lajmi i radhës

Provimi i jurisprudencës thellon përplasjet në qeveri: Znam kërcënon me largim, Mickoski refuzon shqipen në tërësi!

Të fundit nga

ShkoLartë