renea pozicionohen te kryeministria protestuesit grupohen ne disa zona 6adcd87b8c4be

​RENEA pozicionohen te Kryeministria, protestuesit grupohen në disa zona

October 24, 2026
min lexim

Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ka pësuar ndryshime sa i përket vendosjes së forcave të rendit dhe lëvizjes së turmës.

Efektivat e repartit special RENEA kanë marrë pozicione përgjatë perimetrit të Kryeministrisë për të garantuar sigurinë e objektit. Ndërkohë, trupa të Policisë së Shtetit kanë ndryshuar formacionin e tyre.

Një pjesë e forcave të rendit është zhvendosur nga kryeministria drejt Urës së Lanës, ndërsa efektiva të tjerë janë pozicionuar në hyrje të Bulevardit, pranë godinës së Ministrisë së Brendshme. Në bulevard ndodhen pak protestues, pasi pjesa më e madhe e tyre është shpërndarë.

Lëvizja e turmës ka vijuar në disa akse kryesore të kryeqytetit. Protestuesit janë fragmentuar në disa grupe më të vogla, të cilat janë zhvendosur përkatësisht drejt Sheshit Skënderbej, Rrugës “Myslym Shyri”, zonës së Parkut Rinia, si dhe në drejtim të Rrugës së Elbasanit.

Situata gjatë ditës në kryeqytet është përshkallëzuar përsëri, pasi disa nga protestuesit kanë kryer akte të ndryshme dhune në disa pika kyçe të Tiranës. Sulmet janë intensifikuar pranë institucioneve qendrore, ku protestuesit kanë hedhur bomba molotov duke i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Mjedisit.

Protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në të dy krahët e Urës së Bllokut, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku disa prej koshave janë përmbysur në rrugë, ndërsa incidenti është përsëritur edhe në mes të rrugës Myslym Shyri. Për të neutralizuar trazirat dhe për të shpërndarë turmën, policia i është kundërpërgjigjur sulmeve me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar një bilanc paraprak lidhur me personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë zhvillimeve dramatike të protestës së sotme, sipas të dhënave të grumbulluara deri në orën 16:30.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) kanë marrë ndihmën e parë një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues.

Struktura spitalore bën me dije se situata e tyre ka qenë nën kontroll dhe se “të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin pas marrjes së trajtimit. Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) janë trajtuar një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.

Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se për të gjithë personat e shtruar në të dyja spitalet, “gjendja shëndetësore paraqitet stabile”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria mbi 1 miliard euro investime ne ushtri ne kete mandat 6adcd82106a7d
Lajmi i mëparshëm

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

nisin protestat ne france policia ne paris gjithcka eshte e qete ne qytet 6adcd8802fa58
Lajmi i radhës

Nisin protestat në Francë, policia në Paris: Gjithçka është e qetë në qytet

Të fundit nga

ShkoLartë