rendimenti i boronices kete vit me i miri nder vite 6861967f18705

Rendimenti i boronicës këtë vit, më i miri ndër vite

June 29, 2025
min lexim

Përkundër sfidave klimatike këtë pranverë, prodhimi i boronicës në pemishten mbi 7 hektarëshe të Xhavit Alijajt nga Hereqi i Gjakovës është më i miri ndër vite. Pas ngricave që rrezikuan të dëmtojnë kulturat bujqësore në fillim të sezonit, Alijaj thotë se frutat e këtij viti, sidomos boronica, kanë arritur cilësi dhe rendiment të lartë. Përveç boronicës, në pemishten e tij kultivohen edhe aronia, qershia, arra, rrushi, mjedra dhe manaferra.

Krahas prodhimit të mirë dhe shumë cilësor këtë vit, Xhaviti shprehet i lumtur edhe për mundësitë që po ua ofron punëtorëve sezonalë gjatë vjeljes së prodhimeve në pemishten e tij.

“Pas frikës së madhe pas ngricave të vonshme që patëm sivjet mund të them se është ndër vitet më të kënaqshme me rendimente prej boronice edhe pse këto tash vit pas viti duke u rritë e shtojnë edhe rendimentin. Tash kjo kohë me diell ndikoi shumë që pak më shpejt ta përshpejtoi pjekjen edhe pse ne mjihemi si rajon ku një muaj më heret pjeket boronica në Dukagjin se sa diku tjetër. Nuk e kemi problem punën e punëtorëve , i falënderoj shumë janë të sjellshëm të kujdesshëm sic e patë edhe vet puojnë pastër pa dëmtime”, tha Xhavit Alijaj, pemtar.

Edhe punëtorët po ashtu po shprehen të kënaqur me kushtet e punës në këtë pemishte.

“Faleminderit prej tyre, për punëtorë jemi mirë.  Edhe prodhimi është shumë  i mirë ka me e dhënë një rendiment shumë të mirë, edhe koha shumë nxehtë. Falenderuesë edhe për boronicën që është duke na jap këtë prodhim. Kjo zgjatë dy muaj, pastaj e kemi me  vjelë edhe manaferrën, mjedrën”, tha Izet Sallahu, punëtor.

E në drejtorinë për bujqësi në Gjakovë thonë se shembulli i fermerëve si Alijaj duhet t’i nxisë edhe fermerët tjerë për shtimin e sipërfaqeve me pemtari.

“Njerëz me këtë vullnet të punës si Xhavitit i duhen komunës sonë me pas sa më shumë. Në këtë rast jemi te boronica. Në komunën tonë ka mbi 10 hektarë me boronicë. Ne si komunë mundohemi sapopak që përmes ndonjë mekanizmi bujqësor të jemi pranë këtyre fermerëve që t’ua lehtësojmë sadopak punën e tyre”, tha Gani Hajdari, drejtor i DBZHR në Gjakovë.

Sipas drejtorit Hajdari, viteve të fundit  komuna e Gjakovës ka punuar shumë në nxitjen e pemtarëve për mbeljen dhe kultivimin e prodhimeve të levërdishme siç janë boronica,  aronia, mjedrat dhe manaferra.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

besa perforcohet me memen 6861967bd43cb
Lajmi i mëparshëm

Besa përforcohet me Memën

macron bisedon ne telefon me presidentin e iranit kerkon lirimin e pengjeve franceze dhe kthimin ne dialog 686197a787242
Lajmi i radhës

Macron bisedon në telefon me presidentin e Iranit, kërkon lirimin e pengjeve francezë dhe kthimin në dialog

Të fundit nga

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë