remitancat emigrantet derguan 532 milione euro deri ne qershor 68c1b7567a2ab

Remitancat, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor!

September 10, 2025
1 minut lexim

Emigrantët shqiptarë iu dërguan familjeve të tyre gati 532 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Bankës e Shqipërisë tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, remitancat janë rritur me 21.7 milion euro apo 4.3 për qind.

“Kemi një inflacion ende prezent në vend gjë që sjell kërkesë mbi ekzistencën dhe varësin a grupeve vulnerabël ndaj remitancave”, shprehet sociologia Binjaku.

Sipas Bankës Botërore janë gati 174 mijë familje shqiptare apo 23 për qind e totalit që varen pjesërisht ose tërësisht nga paratë që iu dërgojnë të afërmit nga jashtë. Nevojën për më shumë para si pasojë e shtrenjtimit të jetesës e pohojnë edhe vetë qytetarët që presin remitanca.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, dy qarqet më të varfra të vendit, Kukësi dhe Dibra, janë edhe ato që kanë varësinë më të lartë nga remitancat.

“Nëse po prapë do t’iu referohemi shifrave të INSTAT, atëherë do të kuptojmë se paratë nga remitancat shkojnë për të plotësuar nevojat bazike dhe jo për argëtim apo luks”, shton Binjaku. 

Me gjithë shifrat e rritura, për shkak të zhvlerësimit të euros familjet shqiptare kanë pasur më pak lekë në duar. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë humbja e familjeve shqiptare si pasojë e zhvlerësimit të valutës europiane përllogaritet në rreth 5 për qind krahasuar me një vit më parë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kasami dhe memishi ne dobrosht priten nga veterani i sportit nizam iljazi 68c1b5f1e2d82
Lajmi i mëparshëm

Kasami dhe Memishi në Dobrosht priten nga veterani i sportit Nizam Iljazi

real madrid harron vitinhan 68c1b7b958f5d
Lajmi i radhës

Real Madrid “harron” Vitinhan

Të fundit nga

Kallas uron për formimin e Qeverisë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin “X” se pas më shumë se një viti bllokim politik, “formimi i qeverisë së re të Kosovës është një

Liverpooli i rikthehet fitores

Liverpool arriti ta thyejë rezistencën e Sunderlandit dhe fitoi 1-0 në Premierligë, duke mbetur i pamposhtur në 12 përballjet e fundit mes tyre. Në “Stadium of Light” kushtet ishin të vështira dhe
ShkoLartë