rekrutimi i vajzave nga kolumbia per prostitucion europol jep detaje mbi operacionin 68e23c57e6528

Rekrutimi i vajzave nga Kolumbia për prostitucion, Europol jep detaje mbi operacionin

October 5, 2025
1 minut lexim

Europol ka dhënë detaje në lidhje me një rrjet kriminal në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, ku vajza nga Amerika Latine, kryesisht nga Kolumbia rekrutohesh për prostitucion.

Europol sqaron se më 1 tetor 2025, u zhvilluan bastisje të njëkohshme në Shqipëri dhe Kolumbi, gjatë të cilave u kryen: 16 kontrolle në banesa (7 në Shqipëri dhe 9 në Kolumbi); 17 arrestime (7 në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi); Identifikim i 54 viktimave nga Amerika e Jugut (44 në Shqipëri, 5 në Kroaci dhe 5 në Kolumbi);

Rrjeti kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas kolumbianë, rekrutonte dhe transportonte gra të pambrojtura nga Kolumbia drejt vendeve të Europës, ku ato u detyruan të shfrytëzoheshin seksualisht në Shqipëri, Kroaci dhe vende të tjera.

Hetimet zbuluan një strukturë shumë të organizuar, me role të ndara në rekrutimin, transportin dhe shfrytëzimin e viktimave. Shërbimet seksuale reklamoheshin në faqet online, ndërsa pagesat dhe negociatat kryheshin nga operatorë të call center-ave, duke privuar viktimat nga kontrolli mbi jetën e tyre.

Gjysma e fitimeve të paligjshme përpunohej përmes metodave të sofistikuara të pastrimit të parave nga organizatori kryesor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

visar ademi garanton per qender memoriale ne cegran 68e23a5193fdd
Lajmi i mëparshëm

Visar Ademi garanton për Qendër Memoriale në Çegran

silvinjo flet per trajneret me te cilet ka punuar 68e23cb585f60
Lajmi i radhës

Silvinjo flet për trajnerët me të cilët ka punuar

Të fundit nga

ShkoLartë