rekord sulmesh nga rusia rreth 700 drone dhe 13 raketa hedhen mbi ukraine 686e1ddf050e1

Rekord sulmesh nga Rusia – rreth 700 dronë dhe 13 raketa hedhen mbi Ukrainë

July 9, 2025
1 minut lexim

Forca ajrore e Ukrainës ka raportuar një numër rekord të sulmeve ajrore nga Rusia, duke njoftuar se gjatë një vale të fundit agresioni, 728 dronë dhe 13 raketa janë hedhur mbi territorin ukrainas, të mërkurën.

Sipas një postimi në Telegram, ushtria ukrainase ka bërë të ditur se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 718 dronë dhe shtatë raketa, duke shmangur dëme edhe më të mëdha.

Lajmi është konfirmuar edhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, që citon burime ushtarake nga Ukraina.

Sulmet vijnë në kohën kur Rusia ka intensifikuar fushatën e saj ajrore, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vijon thirrjet ndaj Perëndimit për më shumë ndihmë ushtarake.

Zelensky ka kërkuar vazhdimisht nga aleatët perëndimorë që t’i dhurojnë më shumë armatim të mbrojtjes ajrore vendit të tij.

Pak disa ditëve u raportua se Pentagoni do të ndalë disa dërgesa armësh, por presidenti amerikan ka dalë me deklaratë të re, duke premtuar dhjetë raketa të sistemit “Patriot” për Kievin – lëvizje që shihet si ndryshim në pozicionin e SHBA-së ndaj luftës në Ukrainë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhtik i kerkon avokatit te popullit nisjen e hetimit per bllokaden e automjeteve te bizneseve 686e1cb702f0a
Lajmi i mëparshëm

DhTIK i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve

shtate zjarre aktive dy te lokalizuara qmk ja regjistroi gjithsej 31 zjarre ne ambient te hapur 686e20eabcabf
Lajmi i radhës

Shtatë zjarre aktive, dy të lokalizuara, QMK-ja regjistroi gjithsej 31 zjarre në ambient ​​të hapur

Të fundit nga

ShkoLartë