rekord nxehtesie ne turqi temperaturat shkojne ne 50 grade celsius 688665723d89e

Rekord nxehtësie në Turqi, temperaturat shkojnë në 50 gradë Celsius

July 27, 2025
1 minut lexim

Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të vendit, një rekord në të gjithë vendin.

Temperatura rekord u regjistrua të premten në Silopi, njoftoi ministria.

Dhe në të gjithë vendin, 132 stacione meteorologjike kishin regjistruar temperatura rekord për muajin korrik, shton deklarata.

Silopi, në provincën e Sirnakut, ndodhet vetëm 10 kilometra nga kufijtë e Turqisë me Irakun dhe Sirinë.

Rekordi i mëparshëm i nxehtësisë në temperaturë, i regjistruar në gusht 2023, ishte 49.5 gradë Celsius.

Vendi është aktualisht në “kthetrat” e një vale të nxehti dhe po lufton zjarret në një numër rajonesh.

Zjarrfikësit kanë luftuar për katër ditë për të kontrolluar një zjarr në provincën veriore të Karabukut, duke detyruar evakuimin e disa fshatarëve.

Të mërkurën, 10 persona humbën jetën duke luftuar një zjarr në provincën Eskisehir.

Vala e të nxehtit, e cila pritet të zgjasë edhe disa ditë, ka detyruar disa autoritete lokale të njoftojnë kufizime në konsumin e ujit, duke përfshirë edhe vendpushimin bregdetar të Çeşmesë, pranë Izmirit në bregdetin perëndimor të Turqisë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje nga pionieret e bitcoin shiti 80 000 btc per 9 miliarde dollare 688665361d4ed
Lajmi i mëparshëm

Një nga pionierët e bitcoin shiti 80 000 BTC për 9 miliardë dollarë

zjarri ne kalase te delvines flaket perparojne drejt zones se banuar 68866a227eee5
Lajmi i radhës

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar

Të fundit nga

ShkoLartë