regjistrohet edhe nje termet ne maqedoni 69c45df2cae5b

Regjistrohet edhe një tërmet në Maqedoni

March 26, 2026
1 minut lexim
termet

Një tërmet është ndjerë mbrëmjen e sotme në ora 20:08 në pjesët juglindore të vendit, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup.

Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ka qenë në territorin e Greqisë, rreth 290 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale prej 5.0 shkallë sipas shkallës së Rihterit.

Intensiteti i lëkundjeve në vendin tonë ka arritur në shkallën III sipas shkallës evropiane makrosizmike, që do të thotë se është ndjerë dobët nga popullata. Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale.

Ky është tërmeti i dytë gjatë ditës, pasi një tjetër u ndje rreth mesditës në Shkup.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mosmarreveshja me kievin orban do ndaloje furnizimet me gaz ne ukraine 69c45d05ddff1
Lajmi i mëparshëm

Mosmarrëveshja me Kievin, Orban do ndalojë furnizimet me gaz në Ukrainë

shaqiri ne rmv ku skena politike funksion mes dy etnive eshte mese i nevojshem mekanizmi i badenterit 69c462fa4e3ff
Lajmi i radhës

Shaqiri: Në RMV ku skena politike funksion mes dy etnive është mëse i nevojshëm mekanizmi i Badenterit

Të fundit nga

ShkoLartë