regjistrimi ne universitete sot faza e dyte e raundit te pare zgjat vetem 48 ore 68b43a32a9227

Regjistrimi në Universitete, sot faza e dytë e raundit të parë, zgjat vetëm 48 orë

August 31, 2025
1 minut lexim

Sot ka nisur faza e dytë e regjistrimeve për vitin akademik 2025-2026 për maturantët fitues në universitetet publike dhe private.



Faza II e raundit të parë të regjistrimeve do të zgjasë vetëm 48 orë njëjtë si ajo e para që ishte më 29-30 gusht.

Pra çdo maturant i shpallur fitues ka dy ditë kohë për t’u regjistruar, përndryshe vendi i tij i kalon automatikisht një kandidati në pritje.

Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë çregjistrimi për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë.

Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar degët e preferuara për këtë vit janë Teknologjia dhe Inxhineria, ndjekur më pas nga mjekësia.

Ndërkohë, programet e mësuesisë vijojnë të mbeten më pak të preferuarat, me një përqindje që nuk kalon 7.5, duke ruajtur të njëjtat ritme si vitet e mëparshme. Degët profesionale, po ashtu kanë shënuar rritje.

Mbi 20.000 maturantë aplikuan për studime në universitetet publike dhe private. Konkretisht 500 maturantë më shumë kanë aplikuar për arsimin e lartë krahasuar me një vit më parë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

18 palestineze te vrare ne sulmet izraelite ne gaza netanyahu paralajmeron ofensive te ashper kunder hamasit kabineti e mori vendimin 68b4372b9f43a
Lajmi i mëparshëm

18 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit: Kabineti e mori vendimin

vreshtaret ankohen per cmimin e rrushit paralajmerojne protesta 68b43c4f0b3e1
Lajmi i radhës

Vreshtarët ankohen për çmimin e rrushit, paralajmërojnë protesta

Të fundit nga

ShkoLartë