regjistrim i arinjve ne maqedoni 6a9e721586251

“Regjistrim” i arinjve në Maqedoni!

September 7, 2026
1 minut lexim
arii

Synohet të zbulohet sa arinj të murrmë ka në vend

Nis regjistrimi i parë kombëtar gjenetik i ariut të murrmë në Maqedoni – deri në fund të vitit synohet të mblidhen rreth 900 mostra për të përcaktuar numrin, përhapjen dhe larminë gjenetike të këtij lloji të mbrojtur rreptësisht.

Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (MED), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka nisur monitorimin e parë kombëtar gjenetik të ariut të murrmë në vend.

Hulumtimi do të përfshijë pjesën perëndimore të Maqedonisë, nga Mali i Zi i Shkupit dhe Sharri në veri, deri te Pelisteri, Nixha dhe Kozhufi në jug.

Rreth 4 mijë arinj në Ballkan

Monitorimi do të përfshijë popullatën dinariko-pindike të ariut të murrmë, e cila shtrihet nga Alpet deri në Detin Egje dhe llogaritet të ketë rreth 4 mijë individë, duke e bërë atë popullatën më të madhe të këtij lloji në Evropë.

Deri në fund të vitit 2026 pritet të mblidhen rreth 900 mostra gjenetike.

Në këtë proces do të përfshihen pylltarë, roje gjahu, kujdestarë të zonave të mbrojtura, gjuetarë, mbledhës të frutave të egra dhe bimëve mjekësore, si dhe alpinistë, çiklistë dhe dashamirës të natyrës.

“Gjurmët gjenetike” tregojnë sa janë

Monitorimi kryhet në mënyrë jo-invazive, duke mbledhur materiale që arinjtë lënë në natyrë.

“Te ariu do të mblidhen mostra nga jashtëqitjet, prej të cilave më pas përcaktohet gjenotipi i secilit individ, si një lloj gjurme gishtash gjenetike”, shpjegon Aleksandar Stojanov, koordinator i projektit në Shoqatën Ekologjike të Maqedonisë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aida doci surprizon me ndryshimin ne pamje ja si dukej me pare 6a9e6e1d47556
Lajmi i mëparshëm

Aida Doci surprizon me ndryshimin në pamje, ja si dukej më parë

Të fundit nga

ShkoLartë