refuzohet pjeserisht kerkesepadia e elbert krasniqi per shpifje ndaj veton berishes 690c6cc0bbdbd

Refuzohet pjesërisht kërkesëpadia e Elbert Krasniqi për shpifje ndaj Veton Berishës

November 6, 2025
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruar nga paditësi Elbert Krasniqi kundër të paditurit Veton Berisha, të dy me vendbanim në Komunën e Pejës, në çështjen kontestimore me bazë juridike shpifje.

Në njoftim po ashtu thuhet se Gjykata po ashtu ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara.

 Ndërsa ka obliguar paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim.

Kundër këtij Aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes kësaj Gjykate.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kush po dominon ne ligen e kampioneve 690c6cb43b135
Lajmi i mëparshëm

​Kush po dominon në Ligën e Kampionëve?

emri pervetesoi 20 milione leke nepermjet mashtrimit prokuroria vlore leshon mase arresti per avokatin 690c6d6393454
Lajmi i radhës

Emri/ Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria Vlorë lëshon masë arresti për avokatin

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë