refuzohen 252 studente per konvikt ja arsyet me te shpeshta 6ab8d00eb0c6a

Refuzohen 252 studentë për konvikt, ja arsyet më të shpeshta

September 27, 2026
1 minut lexim
kon

Gjithsej 252 studentë janë refuzuar deri tani në konkursin për akomodim në konviktet studentore, pasi nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara. Këtë e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, gjatë një paraqitjeje në 4TV.

Sipas Janevskës, të drejtë për qëndrim në konvikte kanë vetëm studentët e rregullt, ndërsa ata me status absolventi për më shumë se tre vjet e humbin këtë të drejtë.

Një tjetër problem i shpeshtë është dokumentacioni i paplotë gjatë aplikimit elektronik.

“Procesi i aplikimit është tërësisht i digjitalizuar dhe u bëj thirrje studentëve të kenë kujdes gjatë ngarkimit të dokumenteve. Duhet të jenë studentë të rregullt dhe të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar një vend”, tha ministrja.

Ajo paralajmëroi se, nëse pas përfundimit të të gjitha afateve mbeten vende të lira, Ministria do të përgatisë një rregullore të re, e cila do të mundësojë që këto vende t’u ofrohen studentëve me çmime komerciale, por dukshëm të subvencionuara.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

noizy sot nderron prefiks miqte e plakin per ditelindje 6ab8cc1c26886
Lajmi i mëparshëm

Noizy sot ndërron prefiks, miqtë e “plakin” për ditëlindje

Të fundit nga

ShkoLartë