refuzimi i rezolutes per gjenocidin serb panariti mund te kete presion per te mos ushqyer tensione te reja ne rajon 68f68f73cb0af

Refuzimi i rezolutës për gjenocidin serb, Panariti: Mund të ketë presion për të mos ushqyer tensione të reja në rajon

October 20, 2025
1 minut lexim

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ka kritikuar ashpër mazhorancën socialiste për refuzimin e miratimit të një rezolute të propozuar nga Partia Demokratike, që dënonte gjenocidin serb ndaj popullsisë së Kosovës gjatë luftës së viteve ’98-’99.

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, Panariti tha se kjo refuzë për të diskutuar një çështje kaq të rëndësishme dëmton qëndrimin kombëtar të Shqipërisë dhe bie ndesh me angazhimet morale dhe historike të vendit ndaj Kosovës.

“Pati një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb mbi popullatën e Kosovës, që u refuzua edhe për t’u diskutuar,”  deklaroi Panariti, duke shtuar se grupi i PS-së justifikoi refuzimin me faktin se “nuk ka nevojë të rikthehen dokumente që janë miratuar para 26 vitesh.”

Sipas tij, kjo qasje reflekton një presion të mundshëm ndërkombëtar për të mos ushqyer tensione të reja në rajon, sidomos në prag të përpjekjeve për rivendosjen e dialogut Kosovë–Serbi.

“Mund të jetë një mosveprim për të mos penguar dialogun, por në thelb, është një qëndrim që minon parimin ‘një komb, një qëndrim’, për të cilin ne kemi folur shpesh,” theksoi Panariti.

Ai theksoi se Kosova dhe Bosnja tashmë kanë miratuar rezoluta që e njohin dhe e dënojnë gjenocidin serb, ndërsa Shqipëria, si vend amë, duhet të mbajë qëndrim të qartë dhe të unifikuar me Kosovën, duke mos hezituar të mbrojë të vërtetën historike dhe viktimat e një lufte të përgjakshme.

“Shqipëria duhet të jetë krah Kosovës në çdo hap që konsolidon të vërtetën historike për vrasjet masive dhe mizore ndaj popullsisë së saj. Çdo heshtje apo mospërfillje përbën një devijim të rrezikshëm,” përfundoi ish-ministri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ARBEN TARAVARI GAZETA MK 2
Lajmi i mëparshëm

Taravari: Limani dhe Shabani shkojnë përsëri në zgjedhje, nuk u plotësua censusi

champions chivu vleresojme rivalin atmosfera eshte pozitive 68f68fd53cf72
Lajmi i radhës

Champions, Chivu: Vlerësojmë rivalin, atmosfera është pozitive

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë