refuzimi i dy komisioneve hetimore pd dorezon ankimim ne kushtetuese 69160174e527d

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

November 13, 2025
min lexim

Deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese pasi u refuzua kërkesa për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për McGonigal dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.



“38 deputetët të opozitës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për: Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit:

“Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”;

“Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.

Deklarimin e vendimit nr. 77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Deklarimin e vendimit nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Deputetët e opozitës argumentojnë se rrëzimi me votë politike të mazhorancës i një të drejte kushtetuese të opozitës, e bën rolin e deputetëve të saj në Kuvend, jo thjesht të papërfillshëm, por mbi të gjitha fasadë e një normaliteti të rremë që vret cdo ditë rregullat dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik. Kjo ka vënë seriozisht në pikëpyetje nevojën e prezencës së opozitës në Kuvend, por nga ana tjetër dëmton interesin publik për shkak se deputetët nuk ushtrojnë dot përgjegjësitë dhe funksionet e tyre kushtetuese. Nëse opozita nuk diskuton dot në Kuvend cështje që kanë interes për qytetarët, nëse nuk ushtron dot kontroll ndaj qeverisjes, nëse nuk shtyn dot përpara miratimin e ligjeve/amendamenteve në interes të qytetarëve, nëse nuk përfillet në të drejtat e saj që ia njeh Kushtetuta e Shqipërisë, atëherë roli i saj në Kuvend është thjeshtë formal duke mos përmbushur përgjegjësitë e veta në një shoqëri demokratike dhe duke dëmtuar kështu sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve, si garanci për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar.

Deputetët e opozitës evidentojnë se mazhoranca parlamentare ditë pas dite po e trajton Kuvendin si njëpartiak, dhe ku cdo vendimmarrje diktohet jo nga forca e arsyes/argumentit, por nga forca e kartonave të tyre. Ajo vazhdon të mohojë ushtrimin e cdo të drejte parlamentare të deputetëve të opozitës, duke i penguar ata në ushtrimin e përgjegjësive të tyre në mbrojtje të interesit publik. Deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkesë e pakicës parlamentare për “mocion me debat”, “interpelancë me Kryeministrin apo ministrat”, seancë dëgjimore në Komisione me ministrat, apo ngritja e Komisioneve Hetimore

“Ne deputetët e pakicës parlamentare jemi të vendosur për të qëndruar të angazhuar në proceset demokratike brenda sistemit institucional, por nuk do të pajtohemi kurrë me asgjësimin e parlamentarizimit apo mohimin e të drejtave tona kushtetuese. Një vend që pretendon antarësimin në Bashkimin Europian, që cenon rregullat minimale të bashkëjetesës demokratike brenda Kuvendit, ku mazhoranca ka rolin e saj dhe opozita përgjegjësitë e saj, nuk mund të jetë asgjë më shumë se një propagandë e papërgjegjshme për një normalitet të rremë demokratik. Këtë realitet të rremë mund dhe duhet ta korrigjojë sistemi i garancive kushtetuese institucionale – ku rolin kyc e ka Gjykata Kushtetuese.” – theksohet në kërkesë.

Në kërkesën e 38 deputetëve të opozitës theksohet në mënyrë të përmbledhur se vendimet e Kuvendit për rrëzimin e dy kërkesave të opozitës për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, bien ndesh me nenit 77 të Kushtetutës dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, sepse:

Është cenuar e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor, e cila nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare. Ajo është një e drejtë kushtetuese që çon detyrimisht në ngritjen e komisionit;
Në rastin konkret, objekti i hetimit të Komisionit Hetimor ishte në përputhje me natyrën e këtij komisioni, si dhe me kriteret dhe standardet kushtetuese të analizuara dhe trajtuara nga jurisprudenca kushtetuese;
Shkaku i lindjes së mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit duhet kërkuar te mohimi, nga ky i fundit (Kuvendi), i kompetencës kushtetuese të pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor me argumentin jokushtetues; Mazhoranca nuk ka bërë asnjë përpjekje dhe asnjë formulim alternativ në raport me objektin e hetimit”-thuhet në njoftimin nga grupi parlamentar i PD.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mizori dhune vrasje dhe perdhunime rubio ben thirrje per veprim nderkombetar ndaj sudanit te nderpritet furnizimi me arme 6915fe66c0ca5
Lajmi i mëparshëm

“Mizori, dhunë, vrasje dhe përdhunime”, Rubio bën thirrje për veprim ndërkombëtar ndaj Sudanit: Të ndërpritet furnizimi me armë

dyshohet se u fjalosen gjate orarit te punes ipk rekomandon suspendimin e dy policeve ne prizren 6916039fc8db4
Lajmi i radhës

Dyshohet se u fjalosën gjatë orarit të punës, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Prizren

Të fundit nga

ShkoLartë