reformat ne shendetesi aliu prezanton 12 ligje 68e3bd6d07976

Reformat në shëndetësi, Aliu prezanton 12 ligje

October 6, 2025
1 minut lexim

Në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë, sot në Klubin e Deputetëve u mbajt një prezantim publik i 12 ligjeve nga fusha e shëndetësisë, ku së bashku me komunitetin profesional u shqyrtuan propozime, mendime dhe rekomandime me qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor.

“Këtë proces e kemi filluar brenda Ministrisë me grupe pune për ndryshimin dhe plotësimin e 12 zgjidhjeve ligjore që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me sistemin shëndetësor. Vetëm përmes transparencës dhe diskutimit të hapur mund të arrijmë zgjidhjet më të mira. Qëllimi është krijimi i një kornize më të mirë ligjore që do të garantojë shërbime më cilësore, qasje të drejtë dhe siguri më të madhe për pacientët”, theksoi ministri Aliu gjatë prezantimit.

Bëhet fjalë për një rishqyrtim sistematik të 12 ligjeve në fusha të ndryshme – nga evidencat dhe sigurimet, te barnat, biomedicina dhe shëndeti publik – me synim ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin si një tërësi.

“Me këto ligje synojmë një sistem shëndetësor që është stabil, i ndërlidhur dhe i parashikueshëm. Një sistem ku çdo e dhënë, çdo procedurë dhe çdo vendim do të ketë vendin, logjikën dhe përgjegjësinë e vet. I ftoj të gjithë aktorët të përfshihen në mënyrë aktive në këto proces, që së bashku ta përmirësojmë legjislacionin dhe për rrjedhojë edhe gjendjen në sistemin shëndetësor”, theksoi ministri Aliu.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami transporti publik do te jete falas per te gjithe qytetaret e tetoves 68e3bcf3d6ae8
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës

vdekja e shtetasit te maqedonise ne lubjane mpj me njoftim 68e3c40edc6bb
Lajmi i radhës

Vdekja e shtetasit të Maqedonisë në Lubjanë, MPJ me njoftim

Të fundit nga

ShkoLartë