redaktimi i fjalimit te trump bbc i kerkon falje presidentit te shba 6916ffc2c14d7

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA

November 14, 2025
1 minut lexim

BBC i ka kërkuar falje presidentit të SHBA, Donald Trump për episodin e emisionit Panorama, ku pjesë të ndryshme të fjalimit të 6 janarit 2021 ishin montuar në mënyrë të tillë që krijoi përshtypjen se ai kishte bërë thirrje për dhunë. Transmetuesi britanik deklaroi se programi nuk do të transmetohet më, por hodhi poshtë kërkesën e presidentit amerikan për kompensim financiar prej 1 miliard dollarësh.



Trump kërcënoi BBC-në me një padi prej 1 miliard dollarësh nëse nuk kërkonte falje dhe e kompensonte atë. Skandali çoi në dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Tim Davie dhe shefes së lajmeve Deborah Turness. BBC njoftoi se i ka dërguar Trumpit një letër zyrtare dhe se kryetari i BBC-së, Samir Shah, ka kërkuar personalisht falje në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë.

Në përgjigjen për avokatët e Trump, BBC argumenton se nuk ka bazë për padi, duke theksuar se dokumentari nuk u transmetua në SHBA, se presidenti nuk pësoi dëm pasi u rizgjodh më pas, se montazhi nuk ishte i qëllimshëm dhe se ishte një klip 12-sekondësh brenda një dokumentari 1-orësh. BBC shton se opinioni mbi çështje politike është i mbrojtur fort nga ligjet amerikane të shpifjes.

Skandali u thellua pasi Daily Telegraph zbuloi një tjetër montazh të ngjashëm të fjalimit të Trump, transmetuar në Neësnight në vitin 2022. Edhe ky material shkaktoi kritika për montazh të gabuar, ndërsa ish-shefi i stafit të Trump, Mick Mulvaney, tha se videoja kishte bashkuar fraza të ndara të fjalimit.

BBC deklaroi se po e shqyrton çështjen dhe se mbetet e përkushtuar ndaj standardeve më të larta editoriale. Nga ana tjetër, ekipi juridik i Trump akuzoi BBC-në për “model shpifjeje” ndaj ish-presidentit. Ndërkohë, lideri i Liberal Demokratëve, Ed Davey, i bëri thirrje kryeministrit britanik të ndërhyjë për të mbrojtur pavarësinë e BBC-së.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i forti i lushnjes kerkon ulje denimi gjykata e larte jep vendimin per aldo baren 6916fb8642261
Lajmi i mëparshëm

“I forti i Lushnjës” kërkon ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për Aldo Baren

turbullirat ne kanalin iber lepenc lene pa uje disa zona te fushe kosoves obiliqit drenasit e prishtines 691700af52b46
Lajmi i radhës

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit e Prishtinës

Të fundit nga

ShkoLartë